Shporta

0 copë - L

Rreth Librit

Anija e Bardhë

500 L

Faqe: 144
ISBN: 978-99905-06-48-8
Çmimi: 500 lekë / 4 euro
Kopertinë e thjeshtë

Description

Romani “Anija e bardhë” të çon natyrshëm tek e vërteta klasike se nuk ka poezi më lirike se sa poezia që buron nga dhimbja. Ajo ka qenë dhe mbetet burimi i kryeveprave përderisa në botë do të ekzistojnë padrejtësitë dhe njerëzit të verbuar nga etja për pushtet mbi të tjerët do t’u shkaktojnë atyre drama, atyre që më shumë se kushdo meritojnë jo vetëm të jetojnë po të jenë dhe të lumtur. Ndoshta nuk e teprojmë po të themi se në letërsinë e këtij shekulli të rrallë janë personazhet si djali dhe plaku Momun. Ata i përkasin një pene origjinale, të papërsëritshme, penës së Çingiz Ajtmatovit, veprat e të cilit kanë lexues kudo në botë. Ai e gjeti rrugën e vështirë drejt njerëzve me mesazhet humane që rrezaton çdo vepër e tij dhe me nivelin e tyrë të lartë artistik. Romanet e Ajtmatovit janë një himn për të bukurën dhe fisniken e shpirtit të njeriut që sado mjegullohen nga e shëmtuara, e keqja, përsëri janë diku, te një fëmijë, te një plak dhe afrohen dhe largohen si një anije e bardhë apo një drer i bardhë.