Shporta

0 copë - L

Rreth Librit

Mbi kodin e dyfishtë

Autor:

400 L

Faqe: 213
ISBN: 978-9928-4367-8-8
Kopertinë e thjeshtë

Category:

Description

Libri i ri me studime i Adem Jakllarit është një kontribut i rëndësishëm në fushën e studimeve tona letrare. Përmbledhja përfaqëson një përzgjedhje të shkrimeve, artikujve, kumtesave, referimeve, të cilat autori i ka realizuar gjatë harkut kohor pas vitit ’90. Veçantia e kritikës së Jakllarit qëndron te këndvështrimi ndërdispilinor që ai zbaton gjatë shqyrtimit të objektit. Të tilla janë punimet kushtuar fenomeve historiko – letrare të letërsisë shqipe dhe autorëve të veçantë të saj si Kadare, Kongoli, Koreshi, Spahiu, Zhiti, etj. Kjo përmasë e studiuesit Jakllari vjen edhe prej mundësive që burojnë prej njohjes që ai ka jo vetëm për letërsinë shqipe, metodave e teorive të ndryshme që lidhen organikisht me studimin e tekstit letrar, por edhe të antroplogjisë, etnologjisë, etj., të cilat i japin dorë për të realizuar analiza njëmend origjinale. Libri shquhet për korrektësinë shkencore në të gjitha detajet që përbëjnë aparatin kritik, për bibliografinë e shumtë, fakte që dëshmojnë skrupulozitetin e autorit për njohjen e objektit që shqyrton në të gjitha nivelet.